Flash

Rama: Asnjë frikë për konflikte më 30 qershor

Lapsi.al 16 June 2019
Rama: Asnjë frikë për konflikte më 30 qershor

Nga Maliqi, Edi Rama deklaroi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke ironizuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, kryeministri u kthye të flasë sërish për atë që e quan “filxhan”, ndërsa siguroi shqiptarët se nuk duhet të kenë frikë nga asnjë përplase më 30 qershor.

“Ata bëjnë çdo përpjekje që të fusin frikën, sëkëlldinë, pasigurinë në çdo familje sikur këtu po vjen lufta e do përsëritet ’97, se nuk kanë rrugë tjetër veçse të shpresojnë se populli do tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit. Çfarë 97 do bëhet këtu? Kush do e bëjë, cingijet e koncertit të vitit ‘36 që i drejton sipas zonave nga një pallavesh që ka lënë mandatin e ka marrë molotovin? Këta do i drejtojnë revoltat? Ku është populli që do mbrojë Saliun, Ilirin, Lulzimin e Monën? Këto janë fantazira, njerëz që i besojnë më shumë filxhanit se sa Kushtetuës, që nga Ilir Meta që del në mes të zgjedhjeve dhe i anullon si të anullojë Gëzimi këtu në Korçë ndonjë ndeshje të Skëndërbeut se ka informacione nga agjenci të rëdnësishme ligjzbatuese se do ketë konflikt. Informacione shumë të rëdësishme dmth nga filxhani. I ka thënë fallxhorja të del një gjarpër në formë 8 që është 8 qershori, dita e protestës do hajë ndonjë kokë ky gjerpër dil e shpëto vendin. Del ky e thotë shpëtova popullin nga gjakderdhja. S’ka asnjë gjakderdhje vetëm llumderdhje. Asnjë merak mos kini nga konfliktet”,- vijoi Rama.

Të këshilluara

Aksident tragjik pranë TEG, shuhet familja

Një aksident tragjik me vdekjen e 3 anëtarëve të një familje ndodhi mbrëmë në Tiranë. Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i...

10:20

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI