Flash

Atentat ndaj 41-vjeçarit dibran, në kërkim 2 vëllezër

Lapsi.al 16 June 2019
Atentat ndaj 41-vjeçarit dibran, në kërkim 2 vëllezër

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët në bashkëpunim mes njëri tjetrit dyshohet të kenë qëlluar me armë në drejtim të një makine që drejtohej nga një 41-vjeçar.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur në dorë. Dy vëllezërit janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Sipas të dhënave të para, raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë shkaqeve.

“Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim policor dy vëllezër pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. në qytetin e Bulqizës. Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,” Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve : A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI