Flash

Konferenca e Metës, reagon ministrja: Kemi një president për të qarë hallin

Lapsi.al 11 June 2019
Konferenca e Metës, reagon ministrja: Kemi një president për

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj personale në “Facebook”, pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Duke përdorur notat e ironisë, Spiropali shkruan se arsyet që kreu i shtetit radhiti për të shpjeguar arysen e marrjes së vendimit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, tregojnë se “Presidenti se është jo vetëm për të qarë hallin, por edhe për të mos harruar gazin”.

STATUSI I PLOTË

"E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin."

Në deklaratën për mediat, Meta u shpreh se vendimi i tij u bë i domosdoshëm në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qendrimeve dhe aksioneve të dy palëve politike për rritjen e tensionit në vend. Presidenti u bëri thirrje palëve politike që të gjejnë gjuhën e dialogut me qëllim zgjidhjen e krizës polike të vendit.

Meta theksoi në formën e një garancie për qytetarët se zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe brenda një afati në respektim të plotë të Kushtetutës.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI