Flash

PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Balla: Të enjten....

Lapsi.al 11 June 2019
PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Balla: Të enjten....

PS nuk tërhiqet nga vendimi për të shkarkuar Ilir Metën. Këtë ka thënë Taulant Balla pas konferencës për media të Presidentit. Balla tha se Presidenti ka bërë një akt antikushtetues me anulimin e datës së zgjedhjeve dhe për këtë Parlamenti do të bëj një debat të gjerë ditën e enjten.

“Më vjen mirë dhe keq që një pjesë e juaja nuk ke kanë lexuar siç duhet draftin e rezolutës së PS. Rezoluta qartëson që është Republikë Parlamentare, qartëson qëndrimin që Presidenti ka bërë akt antikushtetues”, tha ai.

Balla ka thënë se dekreti i Presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike dhe si i tillë zgjedhjet për maxhroacnën do të zhvillohen më 30 qershor.

“Akti i paprecedent i Presidenti nuk ka asnjë vlerë juridike. Te fala Partisë Demokratike”, tha Balla.

Më tej Balla nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do të këtë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, por ai ka thënë se Presidenti do marrë përgjigje institucionale.

“Lëreni Kuvendin të bëj punën e saj, Kuvendi do të ketë të enjten një diskutim të gjere për këtë çështje, dhe do të ketë një qasje institucionale.

Përballe një akti antikushtetues do të ketë një përgjigje të përgjegjshme. Ju e dini që Presidenti i Republikës, në një Republikë të pastër Parlamentare nuk i ka këto kompetenca. Presidenti mund të këtë shumë dëshira, por ato s’mund të kthehen në dekrete”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI