Flash

13 vende të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Lapsi.al 11 June 2019
13 vende të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

13 vende anëtare të Bashkimit Europian po hartojnë një iniciativë që synon të fillojë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel, raporton Euractiv.

Vendet janë Italia, Polonia, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Lajmi që Polonia po inicion një dokument joformal mes shumicës së vendeve anëtare të Europës Qëndrore dhe Lindore, u bë i ditur që javën e kaluar.

Sipas burimeve diplomatike të Euractiv, dokumenti përfaqëson një formë presioni, ku të thuhet se dilema e asaj nëse BE-ja së pari ka nevojë për një thellim dhe zgjerim më vonë është e gabuar.

Dilema midis zgjerimit dhe thellimit të BE-së është artificiale, pasi kjo nuk ka të bëjë me pranimin e anëtarëve të rinj, por vetëm hapjen e negociatave për anëtarësim, tha një diplomat i një prej 13 vendeve.

Franca dhe Holanda aktualisht po udhëheqin opozitën për fillimin e bisedimeve, ndërsa Gjermania është e ndarë CDU/CSU është në favor të shtyrjes së negociatave, ndërsa ministri i SPD Michael Roth mendon se ato duhet të fillojnë menjëherë, kujton Euractiv.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm çek Tomas Petricek ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin.

European

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI