Flash

"Toyota Yaris", Prokuroria belge kërkon dëshminë e Lulzim Bashës

Lapsi.al 11 June 2019
"Toyota Yaris", Prokuroria belge kërkon dëshminë e

Prokuroria belge ka kërkuar të marrë dëshminë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi denoncimin e bërë prej tij lidhur me rastin e njohur si "Toyota Yaris". Sipas raportimit të televizionit informativ "News 24", pala belge i ka dërguar një letërporosi Prokurorisë shqiptare që të marrë në pyetje Bashën për burimin dhe llojin e informacionit që dispononte për sasinë prej 3,4 milionë eurosh.

Pas kësaj kërkese, Krimet e Rënda kanë caktuar një seancë pyetjesh për kryedemokratin. Në retrospektivë kujtojmë se aksioni për bllokimin e sasive të eurove, të fshehura në një automjet pa targa të tipit “Toyota Yaris”, u finalizua më datë 24 qershor të vitit të kaluar. Mjeti që ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar, ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimit për të zbuluar dërguesin dhe porositësin e mallit. Për këtë rast ka patur shkëmbim replikash të forta politike mes Bashës, i cila ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, si të përfshirë në ngjarje. "Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar ‘Toyota Yaris’ o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet",- iu drejtua Basha Ballës gjatë fjalës së tij në Parlament në vitin 2018.

Më pas, deputeti socialist i mohoi akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë. Përballja gjyqësore mes tyre vijon ende.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI