Flash

Bill Clinton shkon për vizitë në Kosovë, policia merr masa të forta sigurie

Lapsi.al 11 June 2019
Bill Clinton shkon për vizitë në Kosovë, policia merr masa

Ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, i konsideruar miku më i madh i kosovarëve, shkon sot në Kosovë.

Për shkak të kësaj vizite të rëndësishme janë marrë masa të forta sigurie. Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet,  rrugë e cila të dërgon në hotelin ku  pritet të qëndrojë ish-presidenti amerikan.

Përveç ndalimit të kalimit të automjeteve në këtë rrugë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në terren edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të armatosur, janë parë në gatishmëri po ashtu. Clinton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00, ndërsa Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.

[video width="100%" alt="Bill Clinton shkon për vizitë në Kosovë, policia merr masa" style="display:block" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/wer.mp4"][/video]

Të këshilluara

Elbasan/ Aksidentohet një fëmijë 12-vjeç

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 12-vjeç. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin M...

09:27

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI