Flash

Hapi i radhës i Metës? Presidenti paralajmëron sot tjetër konferencë

Lapsi.al 11 June 2019
Hapi i radhës i Metës? Presidenti paralajmëron sot tjetër

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë sërish sot para mediave në një konferencë në orën 16:00.

Kështu bën të ditur Presidenca në një njoftim zyrtar.

Nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i Kreut të Shtetit pasi maxhoranca ka nisur hapat për shkarkimin e tij.

“Të nderuar kolegë!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju falëminderit për bashkëpunimin!”, njofton Presidenca.

Presidenti i Republikës anuloi të shtunën në mbrëmje zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa mëngjesin e djeshëm doli para mediave duke dhënë argumentet që çuan në këtë vendim.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Analiza/ Pse Meta firmosi live në TV anullimin e zgjedhjeve. 5 argumentat kryesorë 

Sipas Kreut të Shtetit, zgjedhjet pa opozitën mund të çojnë vendin drejt një konflikti social dhe rrezikohet siguria kombëtare. Por maxhoranca nga ana tjetër tha se kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Të këshilluara

Elbasan/ Aksidentohet një fëmijë 12-vjeç

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 12-vjeç. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin M...

09:27

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI