Flash

Rritet numri i azilkërkuesve në vendet e BE, shqiptarët pas venezuelanëve dhe kolumbianëve

Lapsi.al 11 June 2019
Rritet numri i azilkërkuesve në vendet e BE, shqiptarët pas

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Europian i Azilit, EASO, numri i azilkërkuesve të rinj në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, është rritur ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit 2019. Shifrat e përpiluara nga EASO tregojnë se deri në muajin maj, janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 të tilla në të njëjtën periudhë kohore në vitin e kaluar.

Mendohet se arsyeja për rritjen e vrullshme të azilkërkuesve është kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë. Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga disa shtete, mes të cilëve dominojnë Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në muajin mars mes Sirisë dhe Afganistanit, si një ndër vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve. Sipas raportimit të gazetës së tretë më të madhe në Gjermani, “Funkemedien- Gruppe”, numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.

 

Të këshilluara

Elbasan/ Aksidentohet një fëmijë 12-vjeç

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 12-vjeç. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin M...

09:27

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI