Flash

Meta anuloi zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga zëdhënësja e Mogherinit

Lapsi.al 10 June 2019
Meta anuloi zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga zëdhënësja e

Zëdhënësja e Frederica Mogherinit, Maja Koçijançic ka deklaruar për ABC News se çështja e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve duhet trajtuar nga institucionet shqiptare në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese.

Ajo theksoi se vendimi për djegien e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e opozitës pengojnë funksionimin e demokracisë në vendin tonë. Sipas saj kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare.

Për Koçijançiç parlamenti funksionon plotësisht pasi përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar. Në fund ajo bëri thirrje që palët të angazhohen në dialog për të kapërcyer situatën.

“Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje për t’u trajtuar nga institucionet shqiptare në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe jo për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale seriozisht pengojnë funksionimin e demokracisë në Shqipëri.

Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, që funksionon plotësisht. Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale.

Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”, - është shprehur ajo./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI