Flash

Opozita merr vendimin, në 61 bashkitë do krijohen...

Lapsi.al 10 June 2019
Opozita merr vendimin, në 61 bashkitë do krijohen...

Në një mbledhje urgjente pas dekretit të presidentit të Republikës Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor ka ardhur reagimi i opozitës.

“Pas lëvizjeve të sotme, të paligjshme, të mazhorancës, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” – thuhet në një reagim që vjen nga selia blu.

Sipas opozitës, kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI