Flash

Fatmir Mediu pas takimit me Bashën: Qëndresa do të vazhdojë...

Lapsi.al 10 June 2019
Fatmir Mediu pas takimit me Bashën: Qëndresa do të

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pas dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas përfundimi të mbledhjes, kryetari i PR, Fatmir Mediu tha për gazetarët se opozita është e angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se qytetarët do të vazhdojnë qëndresën e tyre.

"Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë", tha Mediu

Do ketë protesta?

"Qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo veprim që do të ketë të bëjë me qytetarët, i opozitës, me ndërkombëtarët për të garantuar këtë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm do të jetë pjesë e axhendës së opozitës", u shpreh kreu i republikaneve.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI