Flash

Itali, shqiptari tenton të përdhunojë një vajzë brenda në kishë. Arrestohet nga policia

Lapsi.al 10 June 2019
Itali, shqiptari tenton të përdhunojë një vajzë brenda

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze shqiptare 27 vjeçare.

Mediat fqinje shkruajnë se i arrestuari është shtetasi Florin Hasani, 25 vjeç, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë që punonte si kujdestare e kishës ungjillore në Padova.

Incidenti ndodhi më 2 qershor, ku rreth orës 22:00 të mbrëmjes, i riu hyri përmes dritares së lavanderisë së ndërtesës fetare, duke përfunduar në dhomën e vajzës, e cila në atë moment po fliste në telefon me një të njohurin e saj.

Personi me të cilin vajza ishte duke folur në telefon, dha alarmin në polici, e fundit kjo që mbërriti menjëherë dhe nisi hetimet.

Policia gjeti një biçikletë të braktisur me një çantë varur. Brenda ishin dokumentet e të riut. Duke qenë se ishte person i pastrehë, policisë iu desh pak kohë për ta gjetur atë.

Në fund, Hasani u gjet në një barrake, ku ai kishte bërë një shtrat. Pozita e tij është kritike jo vetëm për përdhunimin e tentuar, por edhe për shkak se më 4 mars ai u kap masturbuar në publik pranë sheshit të lojërave në “Via Fornace Morandi”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI