Flash

Basha: Populli nuk do të ketë mundësi të zgjedhë pa largimin e Ramës

Lapsi.al 10 June 2019
Basha: Populli nuk do të ketë mundësi të zgjedhë pa

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot se në kushtet ku ndodhet vendi, nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të vendosë për qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij, kjo do të ndodhë në momentin që do të largohet kryeministri Edi Rama si dhe atëherë kur të dalin para drejtësisë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako apo deputeti Damian Gjinuri, të akuzuar nga Basha për vjedhje të zgjedhjeve.

"Në demokraci, zgjedhjet janë instrumenti se si njerëzit zgjedhin qeverinë dhe qeverisjen që duan. Zgjedhjet janë mekanizmi se si vullneti i njerëzve përkthehet në institucionet qeverisëse.

Por ama, është e qartë për këdo, se në kushtet e sotme nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktojë parlamentin dhe qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

As me 30 qershor, as me 30 korrik, as me 30 gusht.

Jo përpara se të largohet Edi Rama nga kryeministër, dhe jo para se Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe dhjetëra funksionarë socialistë dhe bashkëpunëtorët e tyre të botës së krimit të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve, për shkatërrimin e themelit të rendit demokratik.

Përpjekjet e mija, përpjekjet e Partisë Demokratike nuk janë përpjekje për pazare tavolinash apo negociata datash. Beteja jonë është betejë për lirinë e votës.

Ajo që unë dhe bashkë me mua, qindra mijëra qytetarë po kërkojmë nga vendi ynë, nga shoqëria jonë, është standardi më minimal, por i pazëvendësueshëm i çdo shoqërie demokratike: të drejtën që shqiptarët me vullnetin e tyre të lirë të vendosin se kush do i qeverisë.

Unë nuk do të pushoj së luftuari, deri sa kjo të arrihet dhe nuk do të bëj asnjë kompromis, me askënd, as sot, as nesër, derisa kjo të arrihet", u shpreh Basha.

Të këshilluara

Shkozë/ Dy makina përplasen me murin

Një aksident ka ndodhur disa momente më parë në Shkozë. Dy makina kanë dalë nga rruga duke u përplasur për pasojë me murin rrethues. Ende nuk dihen shkaqet e...

15:50

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI