Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, por sipas tij përtej çdo mendimi individual ka një institucion që duhet të shprehet përë këtë situatë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese.
"Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje.Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik.
Përtej cdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese.
Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet", u shpreh Basha.