Flash

VIDEO/ Daçiç shigjeton ambasadoren e Kosovës: “Je ulur me kolonizatorët!”

Lapsi.al 10 June 2019
VIDEO/ Daçiç shigjeton ambasadoren e Kosovës: “Je ulur

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, - tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, - thotë zoti Daçiç në serbisht.

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja tha Zërit të Amerikës se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë. Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, - tha ajo. Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi./VOA

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI