Flash

Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë/ Mjekët: Shqetësuese

Lapsi.al 6 May 2019
Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë/ Mjekët:

Shkon në 100 numri i banorëve të helmuar në Bulqizë, duke e bërë situatën çdo ditë e më shqetësuese.

Ndërsa priten analizat përfundimtare për të mësuar se çfarë e ka shkatuar helmimin e banorëve, mjeku Ramazan Ceni është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji.

“Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.

Ceni thotë se situata vijon të jetë shqetësuese, pasi vetëm sot janë paraqitur 6 rastë të rjea, 2 fëmijë dhe 4 të rritur.

Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë shkaktare edhe ndonjë furrë buke, apo keqbërës.

Ndërsa një prej pacientëve në spital thotë se ata janë prekur të gjtihë si familje nga helmimi.

“Nuk e dimë çfarë kemi. Dyshojmë se nga uji ka ardhur”,- thotë kryefamiljari.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI