Flash

A do ndalet shiu? Sinoptikanët thonë se javën e ardhshme...

Lapsi.al 5 May 2019
A do ndalet shiu? Sinoptikanët thonë se javën e ardhshme...

Shirat e rënë gjatë natës së të shtunës dhe paraditen e së dielës kanë shënuar deri 45 mm në zonat e Ultësirës Perëndimore ku kanë shkaktuar edhe përmbytje lokale, ndërsa parashikohet që moti të mbetet i vranët me shira të dobët deri vonë në mbrëmje, kur reshjet bëhen mesatarë deri intensivë në disa zona të vendit por kryesisht në ato Qendrore.

Edhe e hëna, ruan një tablo të ngjashme sinoptike, ku shira të dobët mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit ndërsa herë pas here do të ketë edhe rrebeshe të shkurtra. Temperaturat kanë qëndruar të larta gjatë fundjavës ku vlerat minimale dhe maksimale janë luhatur nga 5 në 24°C, por një rënie të ndjeshme sjellin orët e para të së hënës, kjo në zonat kufitare Veriore ku rishfaqet dëbora në majat e maleve. Java që vjen sjell mot kryesisht të kthjellët, por më të freskët.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI