Flash

Patozi për kundërshtarët: Gjueti shtrigash me akuza të fabrikuara

Lapsi.al 5 May 2019
Patozi për kundërshtarët: Gjueti shtrigash me akuza të

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi u është përgjigjur akuzave për ngritjen e kësaj force duke u shprehur se për ta ka vetëm përçmimi dhe neveri. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Patozi ka falënderuar shqiptarët që e kanë mbështetur që brenda 3 ditësh nënshkruan për krijimin e partisë Bindja Demokratike.

“Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë.

Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk janë përndjekur në këtë vend ashtu si ju këto ditë, dhe kjo e bën më të mjerë pozitën e atyre që e urdhëruan këtë poshtërsi morale, politike dhe njerëzore. Koha po tregon dhe do të vijojë ta tregojë se ju ishin në krahun e duhur të historisë, kurse atyre që u përpoqën më kot të përdhosin dëshirën tuaj të dlirë për ndryshim do t’u ngelet vetëm turpi për atë akt të pashembullt dhe tinzar pabesie” – shkruan Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI