Flash

I arrestuari Bajram Bregu, çfarë e lidh me vrasjen e vëllezërve Bilali (FOTO)

Lapsi.al 5 May 2019
I arrestuari Bajram Bregu, çfarë e lidh me vrasjen e

33-vjeçari Bajram Bregu, i shumëkërkuari shkodran që u arrestua ditën e djeshme nga forcat RENEA dhe FNSH njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Liçit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët tashmë prej më shumë se një viti janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.

(Vëllezërit Bilali) 

Barush Bregu është një kontigjent i njohur për policinë. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.

Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke iu shpëtuar ndjekies.

          (Barush Bregu) 

Përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë person i shpallur në kërkim dhe pas një viti u arrestua në Tiranë në banesë me qera tek “Komuna e Parisit”. Barush Bregu dyshohet nga policia e Shkodrës edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale sëbashku me Ibrahim Liçin. Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. Bashkë me 33 vjeçarin u kap edhe Bajram Çekorja, 21 vjeç banues në Shkodër i dyshuar për përkrahje të Barush Bregut.

Nga ana tjetër me 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge. Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Liçit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur.

Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Liçi mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policisë. Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete. Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale dhe aty përveç sekuestrimit janë marrë edhe gjurmët e gjetura ndërsa vijojnë hetimet.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI