Flash

“Dita pa makina”, këto janë segmentet ku ndalohet qarkullimi

Lapsi.al 5 May 2019
“Dita pa makina”, këto janë segmentet ku ndalohet

Bashkia e Tiranës rikthen sot nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë makinën e tyre, si ndotëset kryesore të ajrit.

Sipas planit, kufizohet qarkullimi i makinave në segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datë 05.05.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Kufizime do të ketë edhe në Sheshin “Nënë Tereza”, nga data 05.05.2019 ora 00:00 deri në datën 06.05.2019 ora 00:00.

Ndërkaq, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si vijon:

– Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

– Linja “’Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “ëilson”, ura e Drejtorisë së Policisë.

– Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “ëilson” dhe ish Stacioni i Trenit.

– Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.

– Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

– Linja “Megatek” dhe “Instituti” do të devijohen te “Kafe Flora”.

– Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

– Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit”.

– Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit” dhe kishës Ortodokse.

– Linja “Sharra” do të devijohet tek ish Stacioni i Trenit, si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

– Nga ora 00:00 deri në orën 08:00 e datës 05 Maj dhe nga ora 17:00 deri në orën 00:00 linjat “Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik” do të kthehen te Blv. “Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

Më 5 Maj, përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive për të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri tek të moshuarit dhe nostalgjikët e viteve të luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë.

Të këshilluara

30 qytetarë helmohen në Bulqizë

Spitali i qytetit të Bulqizës është përballur ditën e sotme me 30 raste pacientësh, të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm. Spitali rajonal po i...

20:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI