Flash

Maqedonia e Veriut voton për Presidentin e ri, shqiptarët faktor

Lapsi.al 5 May 2019
Maqedonia e Veriut voton për Presidentin e ri, shqiptarët faktor

Maqedonia e Veriut voton sot për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është raundi i dytë i votimeve pasi në të parin dështoi votimi si pasojë e interesimit të vogël të qytetarëve për të dalë në votime.

Pjesëmarrja ishte e ulët në raundin e parë. 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, rezultatet ishin: Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave, Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave, Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.

Si në gjithë ciklet e tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

  • foto galeri

Rezultatet e raundit të parë për President

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Sot zgjedhjet mbahen për herë të parë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas raundit të parë, janë thirrur që të votojnë pasi vota e tyre konsiderohet vendimtare për numrin e pjesëmarrësve.

Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedhur President duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësej. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00.

Gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale në Ohër dhe komunën e Novo Sellës.

Të këshilluara

30 qytetarë helmohen në Bulqizë

Spitali i qytetit të Bulqizës është përballur ditën e sotme me 30 raste pacientësh, të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm. Spitali rajonal po i...

20:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI