Flash

Pas operacionit të RENEA-s, FNSH-së dhe forcave Shqiponja, arrestohet i shumëkërkuari

Lapsi.al 4 May 2019
Pas operacionit të RENEA-s, FNSH-së dhe forcave Shqiponja, arrestohet

Finalizohet operacioni policor "Kompleksi" për personat në kërkim të konsideruar si me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Është kapur dhe arrestuar një pjesëtar i një grupi kriminal.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit

Operacioni u krye nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me RENEA-n, FNSH-në dhe forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Komuna e Parisit”, Tiranë, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Po gjatë operacionit u arrestua ne flagrancë dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

Papa Françesku pritet të vizitojë Shkupin

Shkupi po përgatitet për vizitën e Papa Françeskut, i cili do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut pas një vizite treditore në Bullgari. Pavarësisht se në shumicë...

14:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI