Flash

Mos harroni çadrat, deri më datë 15 maj Shqipëria “pushtohet” nga shirat

Lapsi.al 4 May 2019
Mos harroni çadrat, deri më datë 15 maj Shqipëria

Maji i cilësuar si muaji erëmirë, për shkak të lulëzimit të shumë luleve e pemëve është ndarë në dy pjesë përsa i përket parashikimit meteorologjik. Pjesa e pare do te jete e freskët dhe me reshje.

“Nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri ne 40 milimetër”, tha Adiola Bani, Meteoalb.

Java që vjen do të jetë e freskët. Nga e marta në të enjte do të kemi një pauzë të reshjeve.

“E hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë”, tha Adiola Bani, Meteoalb.

Po kur do të marrë ngjyrat e pranverës maji?

“Gjate 15 ditëshit të dytë do të kemi ditë me diell e temperatura që do të ngjiten deri në 30 gradë”, thotë Adiola Bani, Meteoalb.

Të këshilluara

Papa Françesku pritet të vizitojë Shkupin

Shkupi po përgatitet për vizitën e Papa Françeskut, i cili do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut pas një vizite treditore në Bullgari. Pavarësisht se në shumicë...

14:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI