Një pallat te “Komuna e Parisit” në Tiranë, po mbahet i rrethuar nga Policia. RENEA dhe FNSH janë duke kryer një operacion, për arrestimin e një personi në Tiranë. Fillimisht u dha alarm për bombë, por kemi të bëjmë me një operacion të forcave RENEA. Blutë e kryeqytetit nuk kanë dhënë detaje për emrin e personit që pritet të arrestohet, ndërsa në tarracat e pallateve pranë Komunës së Parisit janë vendosur efektivë policie të pajisur me snajpera.