Reshjet e një dite më parë e kanë bërë të pamundur hyrjen e banorëve në pallatet e Lezhës.
Hyrjet e pallateve dhe rrugët mes lagjeve janë të përmbytura.
Shkak për këtë është bërë bllokimi i kanalizimeve.
Mos pastrimi i tyre prej kohësh bën që Lezha, sa herë të ketë reshje, të përmbytet në pjesën më të madhe.