Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale A.TH., 42 vjeç, nën akuzën e vjedhjes dhe të mashtrimit. Mësohet se i ndaluari mashtronte qytetarët duke mbajtur armë dhe duke u hequr si efektiv i forcave të Policisë Kriminale.
Forcat policore kanë rënë në gjurmë të 42-vjeçarit nëpërmjet telefonatës së një qytetari denoncues.
Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga Policia, i arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në veprat e lartpërmendura. Efektivët kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, dokumente idenitifikimi fiktive dhe pranga metalike.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.