Flash

VIDEO/ E mbyllën në shtëpi, 80-vjeçarja zbret nga dritarja e katit të 14-të

Lapsi.al 26 April 2019
VIDEO/ E mbyllën në shtëpi, 80-vjeçarja zbret nga dritarja

Një e moshuar në Kinë zbriti 10 kate të një pallati banimi duke u kacavjerrë në fasadën e jashtme. Ngjarja ndodhi në qytetin perëndimor të Çengdusë dhe u fiksua nga në kamera nga dhjetëra të pranishëm kureshtarë.

E moshuara rreth të 80-ave zbriti nga kati i 14 deri në të katërtin me duart e saj duke u kapur pas hekurave të ndërtesës shumëkatëshe. Fqinjët e saj, të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit, e kapën kur mbërriti në katin e katërt. Familjarët thanë se ajo vuante nga Alzheimer.

Ajo kishte zgjedhur këtë mënyrë për të dalë nga shtëpia pasi të afërmit e kishin lënë vetëm dhe i kishin mbyllur dyert me çelës. Alzheimer, një sëmundje që degradon trurin, shkakton humbje të memories dhe arsyetimit.

https://youtu.be/kJRhsmWdFwU

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI