Flash

Rama: Shitblerja e votës diskutohet dhe në parlamentin italian

Lapsi.al 18 April 2019
Rama: Shitblerja e votës diskutohet dhe në parlamentin italian

Kryeministri Edi Rama është shprehur në Parlament se do të merren masa të reja kundra shitblerjes së votës.

“Ne kemi mundësi së bashku të adresojmë në kodin penal shumë shpejt disa masa të reja për integritetin votës, shitbljerjen e votes. Ne do bëjmë propozimet tona, palët e tjera të bëjnë të tyret. Ne mund ta shtrëngojmë rrethin për ata që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm në fushatë”,- tha Kryeministri.

Më tej, për fenomenin e shitblerjes së votës Rama nuk mori shembull kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, por shkoi përtej Adriatikut, duke përmendur akuzat që ekzistojnë mes deputetëve në parlamentin italian.

“Shitblerja e votës diskutohet sot edhe në Parlamentin italian. Ka në Itali deputetë të dënuar për bashkëpunim me mafian, edhe për vota të blera akuzohen, por ama nuk ka një njeri, një individ të çohet e të thotë që meqë forca filan dhe deputeti filan ka pranuar si dhuratë një numër të caktuar votash, zgjedhet në Itali janë të pavlefshme”,- tha ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI