Flash

Rama për votimin e holandezëve: Është një procedurë parlamentare, e cila nuk pengon lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Lapsi.al 18 April 2019
Rama për votimin e holandezëve: Është një

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin e deputetëve holandezë për vendosjen e vizave ndaj shqiptarëve. Sipas Ramës, ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës nuk ka ndikim të drejtëpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Është një procedurë parlamentare e cila s’ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s’ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit janë disa kritere teknike, të cilat vlerësohen nga Komisioni Europian dhe pikërisht ky komision ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100%, duke shtuar se vendimin përfundimtar për heqjen e vizave e ka KE.

Më tej, Rama shprehet se nuk mund të pranojë festën e opozitës për këtë ndodhi që është në të keqen e vendit.

“Ajo që nuk gëlltitet është festa në Tiranë. ata të dominuarit nga urrejta kanë humbur logjikën, kanë humbur disa vlera që politika shqiptare i ka ruajtur instiktivisht edhe në ditët e saj më të errëta. Kjo është një festë e neveritshme”,- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI