Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit të seancës së sotme në Kuvend, ku u krijuan dy grupe të reja parlamentare në Kuvend, që përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Grupi parlamentar demokrat do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa drejtimi i grupimit të deputetëve të pavarur i ka kaluar Nimet Musait.
Sipas Soreca-s, opozita e re krijon pritshmërinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale”, u shpreh Soreca për mediat.