Dy grupe të reja parlamentare janë krijuar në Kuvend. Grupi i PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa deputetët e dalë nga radhët e LSI-së do të vetëshpallen të pavarur dhe do të kryesohen nga Nimet Musaj.
Musaj ishte pjesë e listave të LSI-së në qytetin e Fierit. Deputetët e rinj të LSI-së duket se për shkak të përjashtimit që iu është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë detyruar që të krijojnë grupimin e të pavarurve.