Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Indeksi i Lirisë së Medias për vitin 2019, Shqipëria humbet 7 pozicione: Rruga për në BE është e gjatë

Lapsi.al 18 April 2019
Indeksi i Lirisë së Medias për vitin 2019, Shqipëria humbet

Në raportin vjetor të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria renditet këtë vit në vendin e 82, duke humbur 7 pozicione nga viti i kaluar. Raporti për Shqipërinë nis me titullin: "Rruga për në BE është e gjatë".

Në përshkrimin që bëhet për situatën e medias në Shqipëri, shkruhet se qeveria dhe krimi i organizuar e kanë sulmuar median në një nivel të paprecedentë në  vitin 2018. Gjithashtu përmendet dhe retorika e kryeministrit Edi Rama, i cili i cilëson gazetarët me terma si kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Përshkrimi i situatës mediatike në Shqipëri, Indeksi i Lirisë së Medias për vitin 2019

"Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale", shkruhet në raport.

Të këshilluara

Përmbyset autobusi me turistë, 28 të vdekur

28 të vdekur është bilanci tragjik i një aksidenti në Madeidra të Portugalisë. Një autobus me turistë është përmbysur duke shkaktuar tragjedinë. Media lokale sh...

21:41

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI