Flash

Rikthimi i vizave, Gent Cakaj: Nuk është vendim definitiv

Lapsi.al 17 April 2019
Rikthimi i vizave, Gent Cakaj: Nuk është vendim definitiv

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka komentuar vendimin e Parlamentit holandez për kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Sipas ministrit në detyrë ky është një vendim subjektiv i një shteti, ku sipas tij nuk i është përmbajtur asnjë aspekti objektiv. Më tej Cakaj është shprehur se në Maj, Komisioni Evropian do të japë reagim pozitiv për Shqipërinë dhe se vendimi i Parlamentit holandez nuk do të ndikojë. Pas marrjes së reagimit pozitiv, ai tha se është detyra jonë që të fillojmë dhe të lobojmë me shtetet anëtarë të BE-së.

Mirela Milori: Një reagim të parë për vendimin e Parlamentit holandez për rivendosjen e regjimit të vizave?

Gent Cakaj: Janë dy faktorë kryesor që duhet të sqarohen. Ky është një vendimin i marrë politikisht. Por edhe Evropa është një moment elektoral ku zërat populistë po bëhen më të fuqishëm. Ky vendim nuk do të thotë tërheqje definitive të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Nga pikëpamja e kushteve teknike të nevojshme nuk vlejnë për të hequr vizat për shqiptarët. Ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë ka qenë kundër kësaj, duke thënë se kemi pasur ka një kontroll të shtuar kundër emigracionit jo të rregull. Ky vendimi është një çështje politike për konsum të brendshëm.

Mirela Milori: A ndikon kjo në raportin që BE do hartojë për çeljen e negociatave?

Gent Cakaj: Komisioni Evropian harton raportin për 5 prioritet kyçe. Në fund të Majit të vijnë me një vendim pozitiv për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Një vendim i parlamentit holandez nuk do ketë ndikim në çeljen e negociatave. Vendim për hapjen e negociatave do hapen pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Vendimi i Qershorit do jetë i përqendruan mbi deklaratat që do vendosë Komisioni në fund të Majit. Ne presim që vlerësimi teknik i komisionit të kthehet në vullnet politik.

Mirela Milori: Duket se me shtetet anëtare janë skeptike?

Gent Cakaj: Nuk janë skeptikë për Shqipërinë, por për procesin e zgjerimit në përgjegjësi. Procesi i anëtarësimit nuk kërkon vetëm reforma në Shqipërinë, por një proces që është i varur edhe nga reformat që po kalon vetë BE. Zërat skeptike thonë që të mbyllen reformat e brendshme të BE dhe më pas të flitet për reformat e zgjerimit të BE.

Mirela Milori: Mendoni se është goditur Shqipëria me vendimin e Parlamentit holandez?

Gent Cakaj: Ne kemi përgjegjësi për punën që kryejmë dhe për atë që është realitet objektiv dhe nuk mund të marrim përgjegjësi për perceptimin subjektiv të një shteti, sikurse është Holanda në këtë rast.

Nuk po flasim për një kriminalitet ekskluzivisht shqiptar, por po flasim për persona me origjinë shqiptare të përfshirë në organizata nërkombetare kriminale.

Propozimet për tërheqjen e vizave për shtetasit shqiptarë bazohen në kritere konkrete dhe objektive. Janë 5 kritere kryesore ku janë:

Shtimi i qëndrueshëm i emigracionit të parregullt, por ky nuk është rasti për Shqipërinë.

Kjo është rritja e lartë e kërkesave për Azil, dhe këtu nuk është rasti i Shqipërisë.

Kriteri i tretë është rënia e bashkëpunimit për kthim, ndërkohë që ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë flet për bashkëpunim.

Kriteri i 4 është rritja e rrezikut të shteteve anëtare.

Kriteri i fundit është prapakthimi në plotësimin e kushteve./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI