Sot në Këshillin e Ministrave është marrë vendimi për të shpronësuar banorët e Unazës së Re, banesat e të cilëve do të prishen për t'i hapur rrugën ndërtimit të rrugës. Vendimi është publikuar në faqen e Kryeministrisë, ku thuhet se fondi është mbi 1 miliardë lekë. Po kështu në vendim thuhet se brenda 30 ditëve duhet të përfundojë procesi i shpronësimeve. Pas kësaj pritet të ndërhyhet për shembjet e objekteve. Kujtojmë se banorët e zonës së Unazës së Re (Astiri) po protestojnë intensivisht (çdo mbrëmje) që prej Nëntorit 2018 kundër shembjes së shtëpive. Nuk dihet se si do të vijojë protesta e tyre pas shpalljes së këtij vendimi dhe botimit në Fletoren Zyrtare.