Policia e Shtetit ka identifikuar dhe më pas ka ndaluar protestuesin e opozitës që urinoi tek dera e Kryeministrisë mbrëmjen e 13 prillit. Ai është shtetasi Florian Marku nga Shkodra. Identifikimi i tij është bërë përmes kamerave të sigurisë. Pritet që ky shtetas të procedohet për sjellje të pahijshme në publik dhe dhunim të institucioneve shtetërore.
©LAPSI.al