Flash

Tensionet tek “Bregu i Lumit”, reagon Basha me thirrjen për shqiptarët

Lapsi.al 17 April 2019
Tensionet tek “Bregu i Lumit”, reagon Basha me thirrjen për

Pas pamjeve të sotme përplasjes së policisë me banorët e zonës së “Bregut të Lumit” si dhe me dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari, kreu i PD ka reaguar në një postim në rrjetet sociale.

Lulzim Basha shkruan se “Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës”. 

Më tej Basha ka folur me emra, teksa shkruan se “Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqesueset gra të opozitës”. 

Basha bën thirrje që shqiptarët të qëndrojnë në këmbë sëbashku, për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

balliu per fyti

Postimi i plotë i Bashës:

Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqesueset gra të opozitës. Dhunuesi tjetër është fytyra e Erion Velisë në Policinë Bashkiake, që ka rrahur dhe dhunuar më parë eshe gjyshet që shesin prodhimet e bahçes për të mbajtur frymën gjallë si dhe shumë qytetarë të pambrojtur.

Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin e tij të paligjshëm veçse duke përdorur dhunën: dhunë kundër qytetarëve, dhunë kundër gazetarëve, dhunë kundër kundërshtarëve politikë, dhunë kundër Kushtetutës. Dhunë ndaj kujtdo që i tregon ligjin Edi Ramës, qoftë ky artist që mbron teatrin, qytetar që mbron shtëpinë apo opozitar që mbron të drejtat e qytetarëve.

Thirrja ime për çdo shqiptar është të qëndrojmë në këmbë! Të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për t’i dhënë fund dhunimit të Shqipërisë nga një grup banditësh me pushtet të vjedhur e të blerë me krimin.

Së bashku do të bëjmë të mundur që dhunuesit e shqiptarëve, nga Edi Rama deri tek banditët me uniformë, të japin llogari para ligjit për çdo padrejtësi!

balliu, peplasje, bregu i lumitballiu, peplasje, bregu i lumit2balliu, peplasje, bregu i lumit3balliu, peplasje, bregu i lumit4balliu, peplasje, bregu i lumit5balliu, peplasje, bregu i lumit6

 

Te lidhura

Të këshilluara

Bllokohen ilaçe kontrabandë në Kakavijë

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën...

15:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI