Flash

Falsifikonin pasaporta e viza, arrestohet 1 person dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim

Lapsi.al 17 April 2019
Falsifikonin pasaporta e viza, arrestohet 1 person dhe 2 të tjerë

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin R.Y., 30 vjeç, një punonjës i gjendjes civile të Vllahinës, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumentave. Ndalimi i 30-vjeçarit, banues në Mertiraj, Vlorë, u krye si rezultat i operacionit policor të koduar “Identiteti”, prej hetimeve të të cilit do të ndiqet në gjendje të lirë për të njëjtat vepra penale shtetasja K.P., punonjëse e  gjendjes civile në Durrës.

Në kuadër të “Identiteti”-t, është shpallur në kërkim edhe shtetasi me inicialet V.Z., i cili ka aplikuar për t'u pajisur me pasaportë duke dhënë gjeneralitetet e një personi që kishte ndërruar jetë në vitin 1997, si edhe shtetasi E.K, punonjës i kompanisë “Aleat”, për arsye se ka vendosur gjurmët e gishtërinjëve të tij në aplikimin V.Z.-së.

Materialet hetimore do t’i përçohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim i detyrës’ dhe “Korrupsion pasiv  i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Të këshilluara

Bllokohen ilaçe kontrabandë në Kakavijë

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën...

15:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI