Flash

Ish-presidenti vret veten para se të arrestohej për ryshfet

Lapsi.al 17 April 2019
Ish-presidenti vret veten para se të arrestohej për ryshfet

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia ka vrarë veten teksa policia kishte mbërritur në banesën e tij për ta arrestuar pas akuzave për korrupsion. Garcia u dërgua në spital, ku edhe humbi jetën. Një turmë me mbështetës u mblodh përpara spitalit, por u zmbrapsën nga policia. Garcia akuzohej se kishte marrë ryshfet nga kompania braziliane e ndërtimeve, Odebrecht. Kur policia mbërriti, Garcia kërkoi që të bënte një telefonatë dhe më pas shkoi në një dhomë dhe mbylli derën. Pak minuta më vonë u dëgjua një krismë. Policia hapi derën me forcë dhe e gjeti atë në karrige me një plagë plumbi në kokë.

Garcia ishte president nga viti 1985 deri në vitin 1990 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2011. Ai ishte një orator i lindur dhe disa e quanin edhe ‘Kenedi i Amerikës Latine’.

Hetimet ndaj tij lidhen me një ryshfet të marrë nga kompania Odebrecht për ndërtimin e një metroje në kryeqytet. Por Garcia pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, pasi ndaj tij nuk kishte prova.

Odebrecht është një gjigand brazilian në fushën e ndërtimeve. Ata kanë pranuar se kanë paguar thuajse 30 milionë dollarë ryshfete në Peru që prej vitit 2004.

Ky skandal korrupsioni ka prekur shumë politikanë. Katër nga presidentët e fundit të Perusë janë duke u hetuar për korrupsion. I pesti, Alberto Fujimori është në burg për korrupsion dhe abuzim me të drejtat e njeriut.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI