Flash

Patozi uron Rudina Hajdarin: Me këmbë të mbarë! Grupi i ri të përgatitet si alternativë e re për qytetarët

Lapsi.al 18 April 2019
Patozi uron Rudina Hajdarin: Me këmbë të mbarë! Grupi i ri

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka përgëzuar deputeten Rudina Hajdari, për zgjedhjen e saj si drejtuese e re e grupit parlamentar të PD-së në Kuvend. Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Patozi shkruan se grupi i ri parlamentar demokrat, duhet të përgatitet për një përfaqësim dinjitoz të elektoratit të djathtë në Parlament, si edhe të përfaqësojë një alternativë të re për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“ME KËMBË TË MBARË! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat!

Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë.

Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve.

Beteja dhe fitorja e kësaj është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Me këmbë të mbarë!”, shkruan Patozi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI