Flash

Zgjedhjet lokale, OSBE: Palët politike nuk bashkëpunojnë, do të ketë vëzhgues në 30 qershor

Lapsi.al 18 April 2019
Zgjedhjet lokale, OSBE: Palët politike nuk bashkëpunojnë, do

Përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri kanë zhvilluar në intervalin treditor 19-21 mars një mision vëzhgues për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në konkluzionet e paraqitura në raportin e misionit të vlerësimit të situatës politike, të kornizës legjislative zgjedhore dhe të të gjitha hallkave të sistemit elektoral, vëzhguesit e OSBE-së kanë shprehur mosbesim ndaj vullnetit të palëve politike për të luftuar fenomenin e shit-blerjes së votave.

Lidhur me klimën e polarizuar politike, vendimi për djegien e mandateve nga opozita e bashkuar, veçohet në raport si një akt që ka stimuluar mbajtjen e protestave gati periodike dhe ka minuar mundësitë për dialogun ndërpartiak. Në këto rrethana, lokalet e 30 qershorit projektohen në një kontekst të pashembullt politik, cilësohet në brendi të raportit.

Ndër të tjera, në raport është evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e kërkesave që i janë parashtruar qeverisë shqiptare për t’u përmbushur që prej viteve 2015-2017, mbeten ende të paplotësuara. Në funksion të një procesi zgjedhor transparent bazuar në legjislacionin vendas, ODIHR-i do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, dërgimin e vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur në përpikmëri ecurinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI