Flash

Durrës: Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren hungareze, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit kanadez

Lapsi.al 18 April 2019
Durrës: Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren hungareze,

Në lagjen 13 në Durrës një ditë më parë policia ka arrestuar një 50-vjeçar kanadez në tentativë për të përdhunuar një minorene.  Mësohet se 50-vjeçari prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.

Përpjekja për ta përdhunuar vajzën e mitur, e cila gjithashu ndodhej me pushime me familjen e saj (shtetase hungareze) ka zgjatuar vetëm disa çaste, pasi ka qenë vetë 13-vjecarja që ka kërkuar ndihmë në momentin që kuptoi se 50-vjeçari kishte qëllime të tjera. Mësohet se shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës t'i tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht.

Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësiellje, vajza 13-vjeçare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.

Por në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjeçarin në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë.

Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi. Ndërkohë, 50-vjeçari ka tentuar të largohej me shpejtësi. Banorët të shumtë në numër e kanë kapur dhe më pas rrahur shtetasin kanadez.

Më pas banorët lajmëruan policinë, e cila në pak minuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjeçarit, që u mor më tej në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës. Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze me qëllim marrjen e informacioneve rreth personalitetit dhe të shkuarës së tij. Vetë 50-vjeçari ka mohuar të ketë kryer këtë tentativë, duke deklaruar se vajza e ka keqkuptuar pasi nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”,- mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjeçari.

Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marr gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologe. Ajo ka pohuar se 50-vjeçari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin ku qëndronte prej pak kohësh. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI