Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mediat britanike: Si keqtrajtohen luanët në Kopshtin Zoologjik të Tiranës (FOTO)

Lapsi.al 14 April 2019
Mediat britanike: Si keqtrajtohen luanët në Kopshtin Zoologjik të

Trajtimi i kafshëve në kopshtet zoologjike në Shqipëri vihet sërish në fokus të medieve Britanike. Në një shkrim të gjatë të “The Mirror” shkruhet se luanët u shpëtuan nga ai që mund të quhej “Kopshti zoologjik më i keq i Europës” në jug të vendit, por sërish mbahen në kushte të mjerueshme. Sipas gazetares britanike edhe kopshti zoologjik i Tiranës është një “burg për kafshët”.

“Tashmë, 3 luanë po mbahen ndaras nga njëri-tjetri, në disa dhoma të lagështa prej pesë metrash në sytë e të cilëve duket dëshpërimi. Zyrtarët thanë se kjo duhet të ishte një situatë e përkohshme, por transferimi tyre në kushte më të mira ka kërkuar kohë”, citon lapsi.al.

Edhe “Daily Mail” që e ngriti këtë çështje e para thotë se sërish luanët kanë ngecur në kopshtin zoologjik të Tiranës, që po ashtu ka kushte tepër të rënda.

Organizata "Four Paws" që u përfshi në operacionin për shpëtimin e kafshëve thotë se ka dështuar në përpjekjet për nxjerrjen e luanëve jashtë Shqipërisë dhe për t’i dërguar atë në Afrikë sepse autoritetet refuzojnë të lëshojnë dokumentacionin përkatës.

"Pronari i kopshtit zoologjik ku ishin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit. Derisa kjo çështje të zgjidhet nga gjykata, kafshët do qëndrojnë në Shqipëri. Kjo mund të zgjasë së paku në shtator” – shkruan Daily Mail. ©LAPSI.al

   

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI