Flash

Basha: Jemi në krah të njerëzve, krerët e bandës i pret burgu

Lapsi.al 14 April 2019
Basha: Jemi në krah të njerëzve, krerët e bandës i pret

Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit. Ai  zotohet se do të jetë gjithmonë në krahun e njerëzve, të cilët janë ngritur kundër asaj që ai e quan “qeveri-bandë”.

Lideri i selisë blu shprehet se bashkëpunimi mes qeverisë dhe bandave ka vjedhur e dhunuar shqiptarët, ndërsa kjo sjelljeje ka  shkatërruar shtetin ligjor së bashku me demokracinë. Sipas tij, fati i qeverisë-bandë  është vetëm rrëzimi i saj.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj!  Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan Basha.

Policia një ditë pas protestës së tretë kombëtare të frontit opozitar njoftoi se janë arrestuar 37 protestues, ndërsa paralelisht me këtë ka nisur procedimi penal edhe për 23 të tjerë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI