Flash

Protesta e opozitës/ 37 të arrestuar, 61 të proceduar

Lapsi.al 14 April 2019
Protesta e opozitës/ 37 të arrestuar, 61 të proceduar

Policia e Tiranës reagoi zyrtarisht për ndalimet pas protestës së djeshme të opozitës duke theksuar se janë 61 të proceduar, ndërsa 37 të arrestuar.

Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Siç mund tw shihni mw poshtw, tw arrestuarit janë nga të gjitha rrethet.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit”, deklaron Policia.

Sipas saj, veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit: F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë; M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë; A. K., 20 vjeç, banues në Korçë; O. R., 28 vjeç, banues në Burrel; N. B., 23 vjeç, banues në Korçë; A. B., 32 vjeç, banues në Korçë; E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan; D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan; I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan; A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel; F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd; F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd; Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz; A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë; B. D., 37 vjeç banues në Tiranë; R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. R., 18 vjeç, banues Tiranë; D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;

T. K., 20 vjeç banues në Kavajë; H. R., 22 vjeç banues në Kavajë; O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë; M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë; D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë; E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë; D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë; K. S., 21 vjeç, banues në Berat; M. B., 20 vjeç, banues në Berat;

E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë; A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë; H. T., 17 vjeç banues në Tiranë; E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik; L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar; R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI