Flash

Protesta/ Lleshaj: Organizatorët tinëzarë, plan sulmi ndaj institucioneve

Lapsi.al 14 April 2019
Protesta/ Lleshaj: Organizatorët tinëzarë, plan sulmi ndaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli sot para mediave ku tha se protesta e djeshme u zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria tek parlamenti, dhe se organizatorët kishin hartuar plan sulmi ndaj institucioneve të vendit.

Përshkallëzimin e dhunës në protestën e djeshme, Lleshaj e lexon si dëshpërim të organizatorëve të protestës.

Lleshaj numëroi, sipas tij, shkeljet e bëra gjatë protestës së djeshme, madje duke akuzuar përfaqësuesit e opozitës edhe për thirrje antikushtetuese.

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Lleshaj tha se u përdor një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat u shkaktuan dëme të mëdha.

“Protesta kontribuoi edhe njëherë për ta zhvendosur vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta. Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar. Policia reagoi me profesionalizëm ndaj njerëzve që kanë vrarë”, u shpreh ministri Lleshaj.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI