Flash

Basha në mbyllje të protestës: Populli ka vulosur fundin e Ramës

Lapsi.al 13 April 2019
Basha në mbyllje të protestës: Populli ka vulosur fundin e

Pas 4 orësh protestë, kryedemokrati Lulzim Basha mbylli protestën e opozitës së bashkuar. Basha tha se fundi i Edi Ramës tashmë është firmosur, ndërsa opozita e bashkuar do të vijojë betejën për të çliruar Shqipërinë në çdo cep të saj.

“Nuk ia doli dot të na mundë dhe megjithë sfidën e motit ne ia dolëm, të mbanim sot protestën më të madhe që ka njohur Kombi shqiptar. Jemi të vendosur për t’i shkuar betejës deri në fund. Deri në fitore. Qeveria kriminale që mbahet me forcën e paratë e krimit, sot u soll si pushtues ndaj qytetarëve, e pra le ta di se asnjë veprim i kundraligjshëm nuk ka për të patur sukses, fundi i Ramës është firmosur e vulosur nga popullit sovran. Tik-tak, tik-tak, tik-tak , tik-tak ..

Përgjigjja e sotme përmes bashkimit më të madh për një kauzë jetike, si demokracia e vërtetë do të vazhdojë ditë e natë. Sjelljes prej pushtuesi Rama e klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar cdo ditë e cdo natë kudo ku ndodhen shqiptarët e lirë. Ndaj le ta vzhdojmë këtë betejë, jemi në rrugën e sigurtë. Jemi shumica morale, politike e fizike e shqiptarëve të bashkuar, dhe nesër me zgjedhje të lira e të ndershme me zotimin për të ndërtuar mbi gërmadhat e tiranisë vlerat e demokracisë.

Ne do bëjmë të mundur që cdo sakrificë të kujtohet me krenari e mirënjohje si themeli i Shqipërisë së vërtetë europiane. Ndaj le ti marrin me vete, gjithcka përjetuam sot për t’i shkuar betejës deri në fund. Ne nuk e ulëm kokën, u cuam, protestuam e fituam. Le të kumbojë ky mesazh në fitoren e betejës tonë, të bëhemi gati për clirimin e Shqipërisë në cdo cep të saj, nga klika kriminale e Edi Ramës. Sovrani foli sot, vendosi se shumica e sotme do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet që do të ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre e jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e kriminelëve, do të varroset". – u shpreh Basha.

Të këshilluara

20 protestues shoqërohen nga policia (Video)

Pas përfundimit të protestës së 9 të opozitës, policia ka shoqëruar 20 qytetarë protestues. Burime nga PD bëjnë të ditur se përfaqësues të kësaj partie po sh...

23:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI