Flash

Berisha: Ramën nuk ka forcë në botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm

Lapsi.al 13 April 2019
Berisha: Ramën nuk ka forcë në botë që e shpëton

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha, e ka paralajmëruar kryeministrin Rama duke i thënë se vrulli i protestës do ta marrë përpara edhe nëse futet në vrimë të miut. Në Shqipëri vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara.

“Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”,- tha Berisha nga protesta para Parlamentit.

Të këshilluara

Autoambulanca godet qytetarin protestues

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar një video, ku duket një qytetar i shtrirë në bulevard. Ai shprehet se qytetari është goditur nga autoambulanca....

19:36

Protestuesit çajnë kordonin e policisë

Menjëherë pas fjalës së kryedemokratit, Lulzim Basha, është tensionuar situata para kryeministrisë. Protestuesit kanë nisur të gjuajnë me kapsolla e tymuese në ...

19:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI