Pas rreth dy orësh protestë të nisur para godinës të Kryeministrisë e të zhvendosur tashmë në oborrin e Parlamentit, protestuesit u shpërndanë me gaz lotsjellës nga Policia, që u bëri thirrje të tërhiqen.
Në foto paraqitet një prej protestuesve që ka humbur ndjenjat, si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes prej gazit lotsjellës.
Liderët e opozitës kanë njoftuar se protesta do të vazhdojë deri kur të vendosin qytetarët pjesëmarrës.