Flash

Kryemadhi sfidon Ramën: Nëse je i fortë, çoje vendin në zgjedhje

Lapsi.al 13 April 2019
Kryemadhi sfidon Ramën: Nëse je i fortë, çoje vendin

Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, refuzoi të fliste për vijimësinë e protestës së sotme të opozitës, ashtu sikurse bëri edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryemadhi u shpreh se janë qytetarët ata që do të përcaktojnë kohëzgjatjen dhe rrjedhën e protestës.

Në fjalën e saj për mediat, kreu i LSI-së sfidoi publikisht kryeministrin Rama, duke i kërkuar zgjedhje të parakohshme, nisur nga siguria që mund t’i japë epërsia numerike në Parlament.  “Gjëja më e tmerrshme që unë kisha frikë nga djegia e mandateve, ishte ajo që deputetët që dogjën mandatet do të ishin më të lumtur në momentin kur dogjën mandatet se momentin kur i morën. Të gjithë ata deputetë që kanë djegur mandatet ndihen komod dhe njësh me popullin. Kjo ndodh për shkak të frikës së madhe që ka Edi Rama. Sepse nëse ndihet kaq i fuqishëm që ka numrat, ta çojë vendin në zgjedhje. Është kapur me presh në dorë duke blerë vota me krimin e organizuar, që është togfjalëshi më i rëndë”, u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

Autoambulanca godet qytetarin protestues

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar një video, ku duket një qytetar i shtrirë në bulevard. Ai shprehet se qytetari është goditur nga autoambulanca....

19:36

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI